‘Mbështetje për mësimin online’: Në gjysmëvjetorin e parë prindërit të zgjedhin nëse fëmijët e tyre do të mësojnë në shkollë apo online

Testet e shpejta për nxënësit që do të shkojnë me prani fizike nga shtatori, mundësi që prindërit të zgjedhin nëse fëmijët e tyre do të mësojnë në shkollë apo nga shtëpia, si dhe mundësi për mësuesit që duan të japin mësim nga shtëpia. Këto janë tre kërkesat e anëtarëve të grupit në Facebook “Mbështetje për mësimin online”, të cilat ua dorëzuan autoriteteve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe Komisionit për Sëmundjet Infektive, transmeton Portalb.mk.

“Si grup që mbështet mësimin online, kemi vendosur që është e nevojshme t’i drejtohemi Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me kërkesat dhe mendimet tona në lidhje me mënyrën se si do të zhvillohet mësimi vitin e ardhshëm, duke pasur parasysh se në opinion kjo çështje po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme”, thuhet në letrën e grupit “Mbështetje për mësimin online” dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Ata më tej falënderohen për realizimin e suksesshëm të mësimit online nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2020/2021.

“Në veçanti shqetësues është varianti delta i koronës, për të cilin është çështje kohe përhapja e tij edhe në vendin tonë, pasi në pjesën tjetër të Evropës situata epidemiologjike po përkeqësohet si rezultat i përhapjes së tij të shpejtë”, thuhet në letër .

Në të thuhet se vendet si Britania dhe Izraeli, të cilat, siç thonë ata janë shumë përpara nesh për sa i përket vaksinimit të popullsisë dhe deri në muajin maj kishin rënie të madhe të pandemisë, aktualisht po përjetojnë raste të rritura të incidencës delta, edhe atë e nxënësit, të cilët e përhapin infeksionin në shkolla.

“Njoftoni se po përgatisni protokolle për mësim me prani fizike për të gjithë nxënësit nga 1 shtatori 2021. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se fëmijët kanë nevojë për jetën e përditshme ku shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre në shkollë dhe kalojnë kohën e tyre cilësore në procesin arsimor, por me kohë të një rreziku të tillë për jetën prioritet e kemi shëndetin e fëmijëve tanë. Gjithashtu kemi tashmë përvojë pozitive me mësimdhënien onlin, sipas së cilë e dimë se në kohë pandemie, është zëvendësim i shkëlqyeshëm për ruajtjen e shëndetit të mirë, dhe megjithatë arsimi vazhdon”, theksohet në letër.

Anëtarët e grupit kërkojnë që në gjysmë vjetorin e parë të vitit shkollor 2021/2022 të mbetet mundësia që prindërit të vendosin për fëmijët e tyre të ndjekin mësimet me prani fizike ose online, ndërsa në këtë mënyrë do të ulet numri i fëmijëve me prani fizike dhe do të mund të mësuesit të japin mësim me prani fizike në turne .

Ata kërkojnë që mësuesit që për ndonjë arsye nuk mund të vaksinohen dhe kanë probleme shëndetësore të kenë mundësinë të zgjedhin të japin mësim online. Përveç kësaj, kërkohet për të gjithë ata që do të shkojnë me pani fizike në shkolla, shteti të sigurojë teste të shpejta falas, të cilat do të duhet të bëhen shpesh (të paktën dy herë në javë) me qëllim që të mbrohen shokët e klasës, mësuesit dhe popullata e përgjithshme.

Ministrja Mila Carovska tha se Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatitet që nga 1 shtatori të gjithë nxënësit të kthehen në shkollë, me protokolle të caktuara për mbrojtje nga kovid-19 që u miratuan dje në nseancë qeveritare. Ajo tha se viti i ri shkollor do të fillojë me prani fizike për të gjithë nxënësit, dhe mësimi do të zhvillohen duke mbajtur maska, ventilim dhe matje të temperaturës. Përveç kësaj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka edhe dy skenarë të tjerë alternativë, por nëse dhe kur do të zbatohen, do të varet nga Komisioni për Sëmundjet Infektive. Nëse situata epidemiologjike ndryshon, mund të merret vendim që mësimi nga klasa e pestë në të nëntën të zhvillohet me mësim në distancë, ose të zbatohet alternativa e tretë, e cila parashikon kthimin e të gjithë nxënësve në shkolla nën protokollet shëndetësore, por me turne të nxënësve, me qëllim që një grup të jetë në shkollë me prani fizike, ndërsa grupi tjetëR online.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button