Të gjitha datat e Maqedonisë së Veriut për në BE

Zëvendëskryeministri për integrime evropian Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov, Zëvendës Kryeministri për Çështjet Ekonomike Koço Angjushev dhe kryeministri Zoran Zaev njoftuan se Maqedonia ka marrë datë për negociata me BE – 26 qershor 2018, raporton REL, përcjell Portalb.mk.

Që nga viti 2005 kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa që nga viti 2009 me rekomandim për të filluar negociatat, ende nuk ka datë. Edhe kryeministri i mëparshëm Gruevski priste datë edhe Zaevi aktualisht pret që kjo të ndodhë. Kur dhe çfarë premtime janë bërë dhe cilat janë arsyet që negociatat të mos fillojnë?

Rekomandimi i parë për negociata – tetor 2009

Maqedonia mori rekomandim për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian për herë të parë në tetor të vitit 2009. Asokohe, për të marrë datë kishte një sërë  kushtesh që Qeverisë së kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski u paraqitën si udhërrëfyes, ndërsa kusht për të filluar ishte gjetja e një zgjidhjeje për problemit të emrit me Greqinë, e cila në vitin paraprak 2008 tashmë e kishte shfrytëzuar të drejtën e vetos në për shkak të çështjes së pazgjidhur midis dy vendeve.

Rekomandimi edhe në vitin 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015 dhe 2016

Pastaj vite me radhë vendi pranonte rekomandim për negociata por pa datë. Përgjegjësitë për Maqedoninë po shumëfishuan pas përkeqësimit të situatës në media, gjyqësor dhe sfera të tjera, e pas shpërthimit të krizës politike në 2015, publikimit të të ashtuquajturave bomba të opozitës dhe Marrëveshja e Përzhinos për të kapërcyer krizën, rekomandimi u kushtëzua nga zbatimi i marrëveshjes dhe nga mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në dhjetor 2016. Por mesazhi që përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar vazhdonin të thoshin ishte – zgjidheni çështjen emrit me Greqinë.

Data e parë e Zaevit-Qershor 2018

Kryeministri aktual Zoran Zaev mori detyrën për herë të parë në maj 2017 pas 11 viteve të qeverisjes së VMRO-DPMNE. Po atë vit, ai bëri deklaratën e tij të parë në lidhje me pritshmëritë për datën. Atëherë ai tha se pret që në qershor të vitit 2018 Maqedonia do të marrë atë për negociatat e pranimit me BE.

Data e dytë e Zaevit – qershor 2019

Vitin tjetër, më 17 qershor 2018, Zaev dhe ish-kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras, si bartësit kryesorë të Marrëveshjes së Prespës, me të cilën u zgjodh problemi i  emrit në Nivici, morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes që me nënshkrimet  e veta e verifikuan ministrat e Jashtëm të atëhershëm Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias.

Pak më vonë atë muaj, Kryeministri Zaev tha se në Samitin e BE-së, vendi mori datë të qartë për negociata me unionin, e cila është qershori 2019. Ky pohim i  Zaevit në të vërtetë buronte nga vendimi i Këshillit për punëve të përgjithshme të BE-së, i cili mirëpriti Marrëveshjen e Prespës dhe premtoi se negociatat do të fillonin pas zgjedhjeve Evropiane të vitit 2019.

Nuk ka datë në qershor 2019

Megjithatë, në qershor 2019, në takimin e Këshillit për çështje të përgjithshme të Bashkimit Evropian të mbajtur në Luksemburg, nuk kishte gatishmëri nga të gjitha vendet anëtare për të rekomanduar fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën. Atëherë një nga arsyet ishte që Bundestagu nuk kishte marrë vendi, prandaj Gjermania abstenoi. Rekomandimi ishte që pyetja të kthehej në tetor të atij viti.

“Jo” franceze – tetor 2019

Në tetor, presidenti francez Emanuel Makron nuk lejoi që të dy vendet e Ballkanit të fillojnë negociatat duke këmbëngulur për një metodologji të re negociatash. Kështu, në fakt, 2019 përfundoi në aspektin e integrimit evropian të Maqedonisë, i cili solli ndryshim brenda pas dorëheqjes së Zoran Zaev për shkak të mos marrjes së datës. Ndërkohë, metodologjia për procesin e pranimit ndryshoi, Franca tani thotë se mbështet fillimin e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa në zgjedhjet e parakohshme përsëri fitoi partia e Zaevit.

“Jo” bullgare – 2020

Viti i ardhshëm 2020 mund të konsiderohet viti i jo-së bullgare për integrimet evropiane të Maqedonisë. Për herë të parë, vendi fqinj me të cilin vendi nënshkroi marrëveshje për miqësi në vitin 2017 vendosi të japë një bllokadë në samitin e tetorit 2020 me akuzat se vendi shkel marrëveshjen e fqinjësisë së mirë dhe kishte kërkesa që lidheshin kryesisht me tema historike.

“Jo” bullgare -2021

Të njëjtin qëndrim Sofja zyrtare e mbajti edhe tani, në samitin në qershor të këtij viti, kur tha se nuk kishte asnjë lëvizje nga pozicioni se kushtet në kornizën negociuese nuk ishin plotësuar për të mbajtur seancën ndërqeveritare me të cilën negociatat do të fillonin. Tani, shpresat e ardhshme janë të lidhura me samitin e Unionit, që do të mbahet në tetor, nëse problemi i hapur me fqinjin lindor zgjidhet deri atëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button