EURO 2020, lojë e gjallë me momente interesante në ndeshjen Kroaci – Spanjë, por njëri ekip eliminohet

Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës ishte një nga ndeshjet më interesante në fazën e 1/8 së finales, ndërsa rezultati 3-3 në kohën e rregullt mundësoi loja të shkojë në vazhdime, për të mbaruar pastaj me rezultat 3-5, transmeton Portalb.mk.

Në minutën e 18-të pati një rast diskutabil në zonën kroate, kur mbrojtësi kroat e preku topin me dorë, por gjyqtari vlerësoi që nuk pati elemente të mjaftueshme për penallti. Pak minuta më pas, kroatët papritur kaluan në epërsi përmes një autogoli qesharak të spanjollëve, kur portieri spanjoll Unai Simon nuk arriti të ndal me këmbë topin pas një pasimi nga mbrojtësi spanjoll.

Pak më vonë, kroatët afër zonës spanjolle përsëri krijuan një situatë të dyshimtë, por gjyqtari vendosi të mos referojë asgjë. Kroatët në pjesën e parë përkundër epërsisë, vazhduan të sulmojnë akoma. Përkundër kësaj, spanjollët arritën të shënojnë në minutën e 38-të përmes Sarabia, për të barazuar rezultatin 1-1, rezultat me të cilin edhe mbaroi pjesa e parë.

Në minutën e 57-të, spanjollët përmes Azpiliculetës arritën të shënojnë për rezultatin 1-2. Epërsia në 1-3 për spanjollët u arrit përmes golit të Torres në minutën e 77-të.

Diferenca në 2-3 u zvogëlua në minutën e 85-të, kur pas një rrëmujë, arriti të shënojë Orsiç. Pak minuta para përfundimit, Pasaliç shfrytëzoi një harkim për të shënuar me kokë për rezultatin përfundimtar 3-3.

Në pjesën e parë të vazhdimeve, kroatët nuk shënuan nga afërsia, përkundër disa tentimeve, por Morata përmes goditjes së fortë e kaloi përsëri në epërsi Spanjën, 3-4. Oyarzabal shënoi për Spanjën për të mbyllur pjesën e parë të vazhdimeve me rezultat 3-5, rezultat me të cilin u mbyll krejt ndeshja.

Spanja si fituese në çerekfinale do të luajë kundër fituesit të ndeshjes ndërmjet Francës dhe Zvicrës, dy ekipe që do të përballen sonte duke filluar prej orës 21:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button