fbpx

Nesër fillojnë dhjetë ditët e Horizont Europa, ku mund të marrin informata të rinjtë e interesuar për hulumtime dhe inovacion

Të interesuarit për hulumtime dhe inovacion do të mund të marrin pjesë prej nesër deri më 9 korrik në organizimin online në kuadër të Horizont Europa për të ndjekur më të rejat e fundit në Bashkimi Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Ngjarja dhjetëditore do t’i mundëson aplikantëve potencial dhe palëve tjera të interesuar në hulumtimet dhe inovacionet në Bashkimin Evropian, të marrin informacione dhe të parashtrojnë pyetje në lidhje me instrumentet kryesore për financimin, proceset e Horizont Europa dhe gjithçka që është e re në program”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në RMV.

Në ditët informative planifikohet përfshirja e nëntë  temave për diskutim, ku pjesëmarrja është e hapur pa regjistrim paraprak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button