RMV, katër të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, asnjë i vdekur

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 2 514 teste për Kovid-19, nga të cilët 4 kanë rezultuar pozitiv. Sot asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e virusit ndërkaq 11 pacientë janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Në Shkup janë regjistruar tre raste të reja, kurse në Manastir vetëm një rast. Ndërkohë, në Shkup janë regjistruar tri pacientë të shëruar, në Kumanovë katër, ndërsa në Kriva Pallankë, Strugë, Gjevgjeli dhe Radovish vetëm nga njër rast.

Rastet aktive:

Shkup 68659, Aktiv 88
Kumanovë 8882, Aktiv 24
Prilep 8327, Aktiv 18
Tetovë 7248, Aktiv 22
Manastir 6306, Aktiv 8
Veles 5473, Aktiv 5
Gostivar 5181, Aktiv 7
Kavadarci 5154, Aktiv 1
Ohri 5019, Aktivi 17
Shtip 4961, Aktiv 1
Strumica 4119, Aktiv 6
Struga 2981, Aktiv 0
Koçani 2792, Aktiv 1
Kërçovë 2596, Aktiv 16
Gjevgjeli 2195, Aktiv 0
Negotina 2184, Aktiv 0
Sveti Nikolla 1524, Aktiv 1
Resnjë 1234, Aktiv 0
Kriva Pallanka 1227, Aktiv 4
Radovish 1161, Aktiv 0
Berova 1029, Aktiv 0
Dellçeva 973, Aktiv 0
Dibër 942, Aktiv 1
Vinica 886, Aktiv 2
Probishtip 789, Aktiv 0
Vallandova 666, Aktiv 0
Bogdanci 494, Aktiv 0
Krusheva 490, Aktiv 0
Demir Hisar 400, Aktiv 2
Demir Kapija 396, Aktiv 0
Kratova 377, Aktiv 3
Makedonski Brod 359, Aktiv 1
Pehçeva 268, Aktiv 0
Makedonska Kamenica 249, Aktiv 0
Dojran 132, Aktiv 0

Ndryshe, deri më tani në vend janë kryer gjithsej 872,894 teste Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155,673, numri i pacientëve të rikuperuar është 149,961, numri i vdekjeve është 5,484 dhe numri i rasteve aktive është 228.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button