Maqedonia e Veriut u furnizua me 500 mijë vaksina kundër Kovid-19

Përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut sot në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup kanë pranuar sasinë e parë të 500 mijë vaksina kundër virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Në dorëzim-pranimin e vaksinave mori pjesë sekretarja  shtetërore në MSH, Ivanka Stojanoski dhe Ambasadori i Republikës së Kinës në Maqedoninë e Veriut, Xhang Syo, procedurë  e cila u realizua në orët e paradites.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, njoftoi që gjatë paradites do të pranohen edhe sasitë tjera të vaksinave duke arritur sasinë prej 500 mijë. Ai sqaroi që këto vaksina janë blerë, ndërsa falënderoi shtetin kinez për realizimin e shërbimeve në kohë.

Vaksinat kineze të pranuara janë të kompanisë “Sinovak”, të cilat duhet të merren në dy doza, me një dallim kohor prej 14 deri 28 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button