Kosova regjistroi një viktimë dhe 11 raste me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën 11 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,658 mostrave, shkruan REL.

Përgjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 26 qershor janë shëruar gjashtë pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 170.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,725 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,257 kanë vdekur.

Deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë pranuar 157,338 persona.

Një javë më parë, në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në muajin maj, autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për blerjen e mbi 1 milion dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Këto vaksina nuk dihet se kur do të arrijnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button