fbpx

COVID-19 mund të shkaktojë humbje afatgjate të indeve të trurit

Një hulumtim britanik ka treguar se infeksioni me koronavirusin e ri SARS-CoV-2 mund të shkaktojë humbje afatgjatë të indeve të trurit, gjë që mund të ketë pasoja afatgjata siç janë humbja e nuhatjes dhe shijes, shkruan Panacea.mk.

Mendohet se me kalimin e kohës, shumica e funksioneve mund të rikthehen dhe simptomat mund të zhduken, por indet e trurit që u shkatërruan si rezultat i infeksionit të koronavirusit nuk do të rikthehen kurrë.

Duhet të theksohet se duke krahasuar imazhet e trurit para dhe pas COVID-19, u gjetën efekte të rëndësishme të sëmundjes së trurit, me humbje të masës gri në disa pjesë të trurit të cilat janë të lidhura me shqisën e të nuhaturit dhe shijes.

Përndryshe, humbja e ndjenjës së nuhatjes dhe shijes është një nga karakteristikat e COVID-19. Studimet tregojnë se kjo humbje mund të jetë e pranishme deri në 5 muaj pasi virusi sulmon fillimisht qelizat e trurit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button