Bashkimi Evropian hodhi idenë e krijimit të një ekipi të sigurisë kibernetike

Komisioni Evropian bëri të ditura planet për ndërtimin e një Njësie të Përbashkët Kibernetike për të përballuar sulmet kibernetike në shkallë të gjerë, raporton PCW. Incidentet e fundit me ransomware ndaj shërbimeve kritike në Irlandë dhe SHBA kanë trazuar mendjen e Komisionit Evropian.

Autoriteti argumentoi se sulmet kibernetike janë kërcënime kombëtare dhe numri i tyre u rrit nga 432 në 2019-ën në 756 në 2020. Një ekip i dedikuar shumëkombësh dhe ekspertësh të sigurisë kibernetike do të dërgohet në vende të ndryshme Evropiane të cilat bien pre e sulmeve serioze.

Sulmet me ransomware janë shndërruar në një shqetësim real ku informacionet e viktimës bllokohen në këmbim të parave. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë formuar një njësi të ngjashme quajtur Ransomware Task Force.

Komisioneri Evropian për çështjet e brendshme Thierry Breton tha se reagimi i një ekipi si në rastin e një Njësie të Përbashkët Kibernetike do ta kishte ndihmuar Irlandën të rikuperonte më shpejtë pas sulmit me ransomware që pësoi sistemi i tyre shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button