Ministrat e rajonit më 25 qershor në Ohër do të nënshkruajnë Udhëzuesin për luftën kundër korrupsionit dhe financimit ilegal

Pas punimeve nga 21 dhe 23 qershor në Forumin rajonal në Ohër, ministrat e Ballkanit Perëndimor më 25 qershor do të miratojnë Udhëzuesin për luftën kundër korrupsionit dhe financimit ilegale, si një produkt nga ky forum, transmeton Portalb.mk.

“Qëllimi i takimit është përgatitja dhe harmonizimi i Udhërrëfyesit rajonal për luftë kundër korrupsionit dhe financimeve ilegale i dedikuar për vendet e Ballkanit Perëndimor  në të cilin do të definohen prioritetet për luftë kundër korrupsionit dhe finacimeve ilegale”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Ministria sqaroi që nga 21 deri 23 planifikohet të mbahet ky forum në Ohër, ku përveç tyre si organizator janë edhe Zyra për drogë dhe krim në kuadër të OKB-së.

“Miratimi i Udhërrëfyesit për luftë kundër korrupsionit dhe financimeve ilegale, që është qëllimi final i Forumit rajonal, është paraparë për 25 qershor, kur ministrat dhe shefat e delegacioneve të ministrive të drejtësisë dhe të punëve të brendshme të Ballkanit Perëndimor edhe formalisht do ta miratojnë këtë dokument”, raportojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button