Rritje e rrogës mesatare në Maqedoninë e Veriut në disa sektorë, por akoma nën 500 euro

Në Maqedoninë e Veriut sivjet është regjistruar rritje e rrogës mesatare bruto dhe neto rreth 10 përqind në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa 2.9 % në krahasim me muajin mars, ashtu që rroga mesatare neto në muajin prill është regjistruar 28 438 denarë, transmeton Portalb.mk

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion (28.6%) Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (24.0%) dhe Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (21.7%)”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që rroga mesatare neto pas rritjes prej 10.1% është 28 438 denarë, derisa rroga mesatare bruto shënoi rritje prej 10%, duke arritur vlerën  prej 42 441 denarë.

“Jemi të përkushtuar në realizimin e normave të rritjes ekonomike prej 4-5% dhe rritjen e pagave për 20% deri në 30% ose deri në 34 mijë denarë në katër vitet e ardhshme në mënyrë që të përmirësojmë standardin e qytetarëve dhe ekonominë në vend”, kishin premtuar në muajin janar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fushatën parazgjedhore parlamentare për zgjedhjet e 15 korrikut premtoi se paga mesatare do të jetë 34 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button