RMV, uebinari i Krithink: Disa nga format si të verifikoni faktet nga përmbajtjet e publikuara në rrjetet sociale

Verifikimi i fakteve të përmbajtjeve të publikuara në “Fejsbuk” ishte sot tema e uebinarit organizuar nga projekti i “Metamorfozis” – Mendim kritik për qytetarët me shkathtësi mediatike – KriThink. Vladimir Petreski, Miroslava Burns dhe Ana Anastasovska biseduan për rëndësinë e verifikimit të çdo gjëje me të cilën haseni në internet si dhe për formën se si këta të fundit i verifikojnë faktet, shkruan Portalb.mk.

Redaktori i përmbajtjeve të cilat publikohen në platformat për verifikim të fakteve Crithink.mk dhe Vistinomer.mk, Vladimir Petreski theksoi se nevoja për verifikues të fakteve dhe recensim të lajmeve të rreme ka qenë e pranishme gjithmonë.

Megjithatë, ai theksoi se Fejsbuk ka filluar të qaset seriozisht kësaj sfide diku nga viti 2016 kur edhe sipas tij e kuptuan që në këtë “luftë” nuk mund të ja dalin vetë, andaj Fejsbuk në krye me Mark Zuckerberg vendosën që të bashkëpunojnë me verifikues të pavarur të fakteve nga e gjithë bota.

“Verifikimi i fakteve nga Fejsbuk filloi diku nga viti 2016. Fejsbuk e kuptoi se në këtë luftë nuk mund të ja del vetë, atë që edhe Zuckemberg e ka thënë është se ata kanë realizuar një anketë me shfrytëzuesit e platformës se si ata duan që Fesjbuk të përballet me dezinformatat, a ta bëje këtë Fejsbuk, apo palë të treta, etj.. nga përgjigjet e shfrytëzuesve ishte e qartë se ata nuk duan që Fesjbuk të jetë arbitri i të vërtetës, as Fejsbuk nuk e kishte këtë dëshirë, pikërisht për këtë Fejsbuk vendosi që të bashkëpunojë me verifikues të fakteve të pavarur, kuptohet, natyrisht verifikuesit duhet të jenë të certifikuar ndërkaq certifikimi bëhet sipas rrjetit ndërkombëtarë të verifikuesve të fakteve” tha Vladimir Petreski, nga Fondacioni Metamorphosis.

Ai gjithashtu shoti se Fondacioni Metamorphosis si dhe verifikuesit e fakteve të kësaj organizatë kanë marrëveshje me “Fejsbuk” për verifikim të fakteve të përmbajtjeve të publikuara në këtë platformë, megjithatë, potencoi se puna e tyre është e pavarur.

“Ne, si Fondacion Metamorphosis dhe si verifikues të fakteve, kemi marrëveshje me Fejsbuk dhe punojmë në mënyre të pavarur në kuadër të metodologjive tona dhe me kodeksin e standardeve të rrjetit ndërkombëtar për verifikim të fakteve” shtoi Petreski.

Gazetarja dhe redaktorja Ana Anastasovska, për ndjekësit e uebinarit ofroi disa mënyra se si ata të bëjnë dallimin mes lajmeve të rreme apo dezinformatave dhe lajmeve profesionale. Anastasovska potencoi rëndësinë e të menduarit kritik dhe të qenurit skeptik për përmbajtjet e plasuara në rrjetet sociale.

“Fillimisht duhet të jemi skeptik me titujt që i lexojmë, një pjesë e madhe e lajmeve të rreme shfrytëzojnë tituj atraktiv, si prsh: Shokuese, e pabesueshme, nuk do të besoni, e kështu me radhë. Në qoftë se këta tituj ju duken të pabesueshëm, gjasat janë të mëdha që ta keni me të drejtë. Duhet gjithashtu të shihni linqet e lajmeve, shumë lajme të rreme imitojnë burime autentike me ndryshime të vogla në link, kjo verifikohet thjeshtë me hapjen e linkut dhe krahasimin e tij me atë autentik. Kërkoni burimin e vërtetë të lajmit, verifikoni impressumin e medias apo faqes. Shihni në qoftë se formati i tekstit është i pazakontë, verifikoni në qoftë se fotografitë janë autentike apo të rreme, ka gjasa që shpesh herë fotografive autentike nxirren nga konteksti. Verifikoni datën e lajmit, shpesh herë deklaratat e vjetra prezantohen si të reja. Lexoni edhe raportimet tjera për të njëjtin lajm. Të shihet në qoftë se autori ka bërë shaka përmes lajmit. Është e rëndësishme që të keni mendim kritik për çdo lajm që e lexoni” theksoi Ana Anastasovska.

Nga ana tjetër, gazetarja Miroslav Burns tregoi format dhe mënyrat se si Vistinomer.mk verifikon faktet gjatë punës së tyre, ajo theksoi se metodologjia e cila përdoret është e krijuara nga Fondacioni Metamorphosis ndërkaq Burns në uebinar përmendi disa prej lajmeve të rreme më të shpeshta në “Fejsbuk”.

Ndryshe, pjesa më e madhe e përmbajtjeve të Vistinomer.mk dhe Crithink.mk muajt e fundit ka pasur të bëje me lajmet e rreme të lidhura rreth pandemisë me virusin korona si dhe barnave apo metodave të rrejshme për mjekim të pacientëve me Kovid-19 dhe jo vetëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button