Mund të udhëtojmë në Danimarkë pa karantinë

Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Libani dhe Serbia janë shtuar në listën e verdhë të Danimarkës, pasiqë Instituti shtetëror danez për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve ngjitëse regjistroi rënie të shkallës së infeksioneve me koronavirusin në këto shtete, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.

Sipas kumtesës së MPJ-së daneze, nga 19 qershori, udhëtarët nga këto vende mund të hyjnë në Danimarkë pa shkuar në karantinë dhe pa testime të dyfishta për Kovid-19.

Por, për udhëtarët nga shtetet nga lista e verdhë, megjithatë, mbetet kushti që të testohen para se të hyjnë në vend.

Këto vende deri më tani ishin në listën portokalli për rrezik nga Kovid-19, që do të thoshte se udhëtarët nga këto vende, gjithashtu mund të hynin në Danimarkë për nevoja joesenciale, por patjetër është dashur të kalojnë nëpër vetëizolim dhe testime për Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button