Palmer: Është e rëndësishme të përshpejtohet inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Është e rëndësishme që të përshpejtohet inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në BE, deklaroi zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi Metju Plamer, në video-konferencën për integrimin euroatlantik të Ballkanikt, në organizim të organizatës jopërfituese greke “Grik Haus Davos” (Greek House Davos),, shkruan MIA, njofton Portalb.

Palmer ka theksua se SHBA-ja synon drejt Ballkanit Perëndimor të qetë, stabil dhe prosperues në BE dhe se SHBA-ja dhe BE-ja janë partnerë në promovim të stabilitetit dhe luftës kundër korrupsionit në rajon.

Metju Palmer e theksoi rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, dhe përshpejtim të inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në BE”, njoftoi organizata jopërfituese greke, duke thënë se Palmer e ka theksuar edhe rëndësinë e Greqisë si lojtar rajonal, por, edhe në rajonin më të gjerë të Mesdheut.

Në tryezën e rrumbullakët, krahas liderëve dhe ambasadorëve rajonal, ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Gjorgje Radulloviq, i cili ka potencuar se nuk ka ardhmëri tjerët për rajonin nga ai evropian. Në tryezën e rrumbullakët ka marrë pjesë edhe kryeministri kosovar Albin kurti, i cili e ka lëvdëruar demokracinë greke.

Pjesëmarrësit kanë biseduar edhe për nevojën për përgjegjësi të rritur politike pas pandemisë, përmes mbrojtjes së pavarësisë së sistemeve gjyqësore dhe pjesëmarrje të rritur të të rinjve në politikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button