Për një vit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar qindra objekte të ndërtuara pa leje

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2020 janë regjistruar gjithsej 685 objekte pa leje për qëllime të ndryshme, kryesisht objekte në pronësi private (678), transmeton Portalb.mk.

“Sipas llojit të objektit, pa leje janë ndërtuar 98 objekte për banim, 114 mbindërtime, adaptime dhe meremetime, 66 objekte afariste, 52 garazhe, 117 gardhe, 4 shkallë, 14 terrasa, 11 terrasa verore, 85 mburoja, 39 objekte të përkohshme-të afatizuara dhe 85 objekte ndihmëse”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që pesë objekte janë pronësi shtetërore.

Në Strumicë janë regjistruar 61 objekte pa leje, në Kumanovë 50, ndërsa në Aerodrom dhe Butel nga 45 objekte pa leje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button