fbpx

Maqedonia do të luajë me Holandën në Kampionatin Evropian, ndeshja e fundit për Pandevin

Ekipi kombëtar i futbollit të Maqedonisë sot në orën 18:00 do të zhvillojë ndeshjen e fundit të Kampionatit Evropian të Futbollit. Kapiteni Goran Pandev tashmë ka njoftuar se ndeshja e sotme kundër Holandës do të jetë e fundit për kombëtaren, transmeton Portalb.mk.

“Po, vendosa që ndeshja e nesërme të jetë e fundit në fanellën e ekipit kombëtar të Maqedonisë. Mendoj se ky është momenti i duhur që të tërhiqem. U uroj bashkëlojtarëve një vend në Kupën e Botës në Katar. Jam i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi kombëtar që bëri histori. Mezi presim ndeshjen kundër Holandës në përpjekje për të arritur rezultat pozitiv”, tha dje Goran Pandev.

Përzgjedhësi i ekipit kombëtar Igor Angellovski në konferencën për shtyp tha se ndeshja e sotme do të jetë e veçantë, pasi edhe kontrata e tij me kombëtaren përfundon.

“Mund vetëm t’i them një falënderim të madh z. Pandev. Jam i lumtur që kam punuar me një njeri dhe futbollist të tillë. Falenderime të gjithë lojtarëve, e dini se ku ishim pesë apo gjashtë vjet më parë dhe ku jemi tani. Për të ardhmen  nuk do të doja të flisja, do ta punoj kontratën profesionalisht ashtu siç e kam paralajmëruar”, tha trajneri Angellovski.

Ekipi kombëtar i futbollit të Maqedonisë ka arritur sukses historik duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian të Futbollit, megjithëse në ndeshjet e deritanishme ka pësuar dy humbje kundër Austrisë dhe Ukrainës. Ndeshja e sotme kundër Holandës është një shans që lojtarët e vendit tonë të befasojnë kundërshtarin që është favorit në letër dhe të fitojnë pikët e para të kampionatit evropian të futbollit për ekipin tonë kombëtar.

Ndeshja e sotme në Amsterdam do të gjykohet nga arbitri rumun Ishtvan Kovaç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button