Emetimet e gazrave serë në vend po rriten te transporti dhe mbetje, rënie ka në industrinë e energjetikës (Infografik)

Maqedonia e Veriut gjatë viteve po arrin të zvogëlojë gradualisht emetimet e gazeve serë në atmosferë, por mbeten shqetësues  disa sektorë që mund të kenë një ndikim të mëtejshëm negativ në ndryshimin e klimës: djegia e pyjeve, transporti dhe mbeturinat. Të dhënat nga “Raporti i tretë dyvjeçar për ndryshimet klimatike”i përgatitur vitin e kaluar nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor tregojnë se emetimet e gazeve serë zvogëlohen gradualisht nga 12.478 gigagram të dyoksidit të karbonit ekuivalent (Gg. CO2-eq) në vitin 1990 në 10,110,8 Gg. CO2-eq në vitin 2016, si një periudhë për të cilën të dhënat u mblodhën për herë të fundit, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në dokumentin e përgatitur theksohet se emetimet neto të gazrave serë ishin bindshëm më të lartat në vitin 2000, për çka kryesisht kanë ndikuar gazrat e dëmshëm të emetuar në sektorin – Pylltari dhe përdorimet e tjera të tokës. Arsyeja për këtë është se atë vit kishte një numër mbi mesatare të zjarreve në pyje, të cilat ishin arsyeja kryesore që ky sektor të emetonte. Pyjet zakonisht janë thithësi kryesor i gazrave serë, gjegjësisht e zbutin kontributin në rritjen e temperaturave mesatare të ajrit.

Përkundër faktit se të dhënat statistikore tregojnë se është e rëndësishme të parandalohet shkatërrimi i pyjeve e sidomos djegia e tyre, është e qartë se energjetika si shkaku më i madh i emetimeve të gazeve serë në Maqedoninë e Veriut gjatë viteve po e zvogëlon pjesëmarrjen. Në vitin 1990, energjetika ka prodhuar 9.648,9 Gg. CO2-eq, ndërsa në vitin 2016 emetimet e gazeve serë ranë në 7.449,3 Gg. CO2-eq.

Sidoqoftë, nëse i shohim më nga afër të dhënat në sektorin – Energjetikë, vërehet se transporti, në mënyrë dramatike, e rrit përqindjen e pjesëmarrjes ë prodhimin e gazrave të dëmshëm të matur në ekuivalente të dyoksidit të karbonit në periudhën nga viti 1990 në vitin 2016. Në periudhën para shpërbërjes së Jugosllavisë, transporti kishte pjesëmarrje prej 8,2 përqind, ndërsa në vitin 2016 pjesa e përqindjes së tij u rrit deri në 28,1 përqind.

Kundrejt kësaj, industritë e energjetikës në sektorin e energjisë kanë zvogëluar gradualisht emetimet e tyre të dyoksidit të karbonit gjatë viteve, megjithëse Maqedonia është ende e varur nga energjia nga prodhimi i energjisë me qymyr. Gjegjësisht, të dhënat nga studimi tregojnë se industritë e energjisë në vitin 1990 prodhuan 64,3 përqind të emisioneve të përgjithshme të gazeve serë, ndërsa në vitin 2016 kjo përqindje u ul në 51 përqind.

Me kalimin e viteve, mund të vërehet se emetimet e gazeve serë në vend po rriten në sektorin – Mbeturinat. Megjithëse mbeturinat nuk janë shkaku kryesor i efektit serë në nivel ndërkombëtar, megjithatë dështimi në menaxhimin e mbetjeve në Maqedoni, me kalimin e viteve, rezulton me rritje të emetimeve të gazeve serë në këtë sektor.

Përndryshe, është dëshmuar se gazrat serë janë shkaktar për rritjen e efektit të kopshtit serë, i cili ndikon në ngrohjen e Globit. Maqedonia e Veriut a ka ratifikuar Marrëveshjen e Parisit për ndryshime klimetike1, që u nënshkrua 5 vjet më parë dhe kështu ndërmori detyrimin për të zvogëluar emetimet e gazeve serë në periudhën e ardhshme, pra për të zbatuar Konventën kornizë të KB për ndryshime klimatike, e cila obligon që temperatura mesatare të rritet nën 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.

“Meta.mk” ka raportuar gjerësisht për ndryshimet klimatike në vend në periudhën e kaluar. Duke vepruar kështu, ne theksuam që dekadën e kaluar janë regjistruar devijime rekord në temperaturat mesatare të ajrit në Maqedoninë e Veriut. Rritja më shqetësuese e emisioneve të gazrave serë në transport është rezultat i rritjes së vazhdueshme të trafikut rrugor të kombinuar me trafikun ajror, kundrejt përdorimit të reduktuar të transportit hekurudhor dhe të biçikletave, që janë vërtetuar se janë shkaktarët më të vogël të emisioneve të gazeve të dëmshme në atmosferë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button