EURO 2020, java e dytë mbaroi, por gara akoma e hapur pas ndeshjes mes Spanjës dhe Polonisë

Spanja dhe Polonia me ndeshjen e tyre e përmbyllën javën e dytë të Euro 2020, ndeshje e cila u përmbyll me rezultat 1-1, transmeton Portalb.mk.

Në minutën e 25-të, gjuajtja e Morenos arriti deri te Morata i vetëm në zorën e reptësisë, i cili shënoi gol për rezultatin 1-0.

Në mijutën e 43-të polakët goditën shtyllën, për të ardhur pastaj Levandovski i vetëm me portierin, por pa sukses. Rezultati i pjesës së parë mbaroi 1-0.

Pjesa e dytë filloi më së miri për polakët pasi Levandovski shfrytëzoi krosimin për të shënuar me kokë për rezultat 1-1.

Tri minuta më pas, gjyqtari referoi penallti për ekipin spanjoll. Penalltia u ekzekutua nga Moreno pa sukses.

Spanja në ndeshjen e parë kundër Suedisë kishte ngelur barazim, derisa Polonia kishte humbur nga Sllovakia. Në kuadër të javës së dytë, dje Suedia kishte fituar kundër Sllovakisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button