fbpx

EURO 2020, të gjitha ekipet e Grupit D me mundësi për kualifikim, pasi Anglia kundër Skocisë nuk arriti të fitojë

Java e dytë e Grupit D në EURO 2020 mbyllet me ndeshjet Angli – Skoci, ku rezultati përfundimtar i ndeshjes ngeli 0-0, transmeton Portalb.mk.

Mundësia e parë më e mirë ishte në minutën e 12-të, kur anglezi Stone goditi shtyllën me top pas gjuajtjes me kokë. Pak minuta më pas, Mount nuk e shfrytëzoi mundësinë nga afër kur ishte vetëm me portierin skocez Marshall.

Ndeshja e parë u mbyll me rezultat 0-0, rezultat i cili nuk ndryshoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes.

Më këtë rezultat, të gjithë ekipet e Grupit D do të kenë mundësi të kualifikohen në ndeshjen e ardhshme, pasi Anglia në ndeshjen e kaluar fitoi kundër Kroacisë, Skocia pati humbur nga Çekia. Sot në kuadër të javës së dytë, Kroacia dhe Çekia ngelën barazim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button