EURO 2020, gjithçka e hapur në Grupin E pas ndeshjes Suedi – Sllovaki

Në kuadër të Grupit E sot u zhvillua ndeshja ndërmjet Suedisë dhe Sllovakisë, ndeshje që mbaroi me rezultat 1-0, ndërkohë hapi mundësi për të gjitha rastet e mundshme për kualifikim, transmeton Portalb.mk.

Në minutën e 58-të ishte mundësia më e mirë e ndeshjes, por Kucka ishte në pozitë jashtë loje. Pak minua më pas, Augustinsson pati mundësinë për suedezët, por portiere sllovak u tregua i vëmendshëm.

Një reagim i gabuar i portierit Dubravka, shkaktoi penallti për Suedinë. Forsberg u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 77-të, duke kaluar në epërsi ekipin e Suedisë, 1-0.

Suedia në këtë ndeshja është paraqitur me këtë formacion: Olsen; Lustig, Lindeloef, Danielson, Augustinsson; Larsson, Olsson, Ekdal, Forsberg; Berg dhe Isak. Përball tyre ishte formacioni i Sllovakisë: Dubravka; Pekarik, Satka, Skriniar, Hubocan; Kucka, Hrosovsky, Koscelnik, Hamsik, Mak; Duda.

Në ndeshjet e para të këtij grupi, Sllovakia kishte mundur Poloninë, ndërsa Suedia dhe Spanja kishin ngelur barazim. Spanja nesër do të zhvillojë ndeshjen e dytë në EURO 2020, kundër ekipit të Polonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button