fbpx

Tre të lënduar nga rrokullisja e autobusit në Kumanovë

Tre udhëtar u plagosën pasi një autobus turk u rrokullis pasditën e djeshme në kryqëzimin e autostradës Kumanovë-Beograd në lagjen Kojnare të poshtme. Sipas dëshmitarëve okularë, autobusi u shkyç nga autostrada dhe kur u kyç në autostradën për Kriva Palankë për arsye të panjohura doli nga rruga, transmeton Portalb.mk.

Nga SPB Kumanovë thonë se aksidenti ndodhi në orën 17, kur autobusi i agjencisë turke me targa kombëtare turke doli nga rruga.

“Më 17.06.2021, në ora 16.57 në SPB Kumanocë është denoncuar se në dalje të autostradës Kumanovë drejt Kriva Pallankës, është rrokullisur autobusi i agjencisë turistike me targa të Turqisë. Sipas informacioneve fillestare, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por kanë refuzuar ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ka dalë ekipi i SPB Kumanovë dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MBP-ja.

Në vendngjarje arriti ekipi inspektues si dhe ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button