Shqipëria gati për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, paralajmëroi ministrja pas “PO”-së së Holandës

Parlamenti Holandez kreu sot një seancë në kuadër të zgjerimit të BE-së, ku diskutoi edhe në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë. Gjatë kësaj seance, Holanda aprovoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Konferencën ne Parë Ndërqeveritare, raporton EN.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ku përmes një statusi në “Twitter” lajmëroi se Holanda i ka dhënë dritën jeshile Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-qeveritare.

Edhe ditën e djeshme Parlamenti Holandez zhvilloi një seance debati në lidhje me çështjet e zgjerimit të BE-së, ku u diskutua edhe çështja e hapjes së negociatave me Shqipërinë. Shumica e Parlamentit holandez ra dakord që ditën ne djeshme për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button