fbpx

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për orën policore, dasmat dhe organizime të ndryshme në gjithë vendin

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 79-të vendosi që të largohet ora policore në gjithë vendin, duke llogaritur se ajo fillonte në prej orës mesnatës, transmeton Portalb.mk.

Në listën e vendimeve, Qeveria miratoi edhe propozimin që të largohet kufizimi prej maksimum 100 të ftuarve në dasma dhe festa. Dasmat mund të organizohen në hapësira të hapura me 50 përqind të kapaciteteve. Këta ndryshimi do të vlejnë prej sot.

Objektet hotelerike nuk janë të detyruar më të paraqesin dasmat e tyre në dhomën e hotelerive.

Gjithashtu u lejua organizimi i ngjarjeve të ndryshme kulturore e zbavitëse në hapësira të hapura me një kapacitet jo më të madh se 1000 persona, gjegjësisht 50 përqind e kapacitetit.

Ndryshe, këta janë rekomandimet e reja të miratuara dje nga Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe të pranuara nga Shtabi i Përgjithshëm për Koordinim të Krizave.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 2,887 teste për Kovid-19, nga të cilët 29 kanë rezultuar pozitiv. Sot asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e virusit ndërkaq 34 pacientë janë regjistruar si të shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button