RMV, Qeveria sot do të vendosë për heqjen e orës policore dhe kufizimet tjera në ahengje

Heqja e plotë e orës policore, pezullim i kufizimit prej maksimum 100 të ftuarve në dasma dhe festa, organizimi i ngjarjeve, koncerteve dhe ahengjeve në klube dhe bare vetëm në ambient të hapur, me kapacitet deri në 50 përqind të objektit dhe jo më shumë se 1000 persona, janë rekomandimet e reja të miratuara dje nga Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe të pranuara nga Shtabi i Përgjithshëm për Koordinim të Krizave, të cilat pritet që sot të miratohen nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

Sipas propozimit, masat do të hyjnë në fuqi të mërkurën, kurse Ministria e Shëndetësisë njoftoi se situata epidemiologjike është e qëndrueshme dhe lejon një vendim të tillë.

Sipas të dhënave të botuara dje nga Instituti për Shëndet Publik,  janë regjistruar katër raste të reja me covid-19, një i vdekur dhe 14 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 155.540, numri i pacientëve të shëruar është 149.642, numri i të vdekurve është 5472 dhe numri i rasteve aktive është 426, nga të cilët 183 janë në Shkup.

Në repartet infektive në të gjithë vendin, kurohen gjithsej 99 pacientë pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus, 34 prej të cilave janë në Shkup. Për shkak të numrit të reduktuar të pacientëve, spitalet mbyllën një pjesë të ambienteve të destinuara për kovid-pacientët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button