EURO 2020, deri në sekondat e fundit luftoi ekipi spanjoll për të shënuar kundër ekipit suedez
Ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Suedisë, në Grupin E të EURO 2020, mbaroi me rezultat 0-0 në Sevilla, transmeton Portalb.mk.
Mbrojtja suedese gjatë gjithë lojës arriti të rezistojë, në përjashtim të disa gabimeve të mbrojtjes, që nuk u shfrytëzuan nga sulmi spanjoll.
Ndeshja tjetër e Grupit E u zhvillua ndërmjet Polonisë dhe Sllovakisë, ku këta të fundit fituan me rezultat 1-2.