Nexhipi dhe Kukësi kanë ndërprerë bashkëpunimin

Nderim Nexhipi, ish-futbollisti i Maqedonisë së Veriut dhe i shumë ekipeve në vend, ka shkëputur kontratën me ekipin nga Shqipëria, KF Kukësi, transmeton Portalb.mk.

“Nderim Nexhipi nuk eshte me pjese e klubit te Kukesit. Pas përfundimit te sezonit, Nexhipi ka paraqitur dorëheqjen ne klub”, njoftojnë nga ekipi i Kukësit, duke falënderuar Nexhipin për kontributin e dhënë dhe duke i uruar shumë suksese në të ardhmen.

Nexhipi në ekipin e Kukësit ishte i angazhuar në pozitën e Drejtorit Sportiv. Në këtë ekip, nga Maqedonia e Veriut është edhe futbollisti Agim Ibraimi dhe Besir Demiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button