RMV, KSI propozoi heqjen e orës policore dhe lehtësime të tjera të masave kufizuese

Komisioni për Sëmundje Infektive propozoi heqjen e orës policore dhe lehtësim të asave për organizim të dasmave dhe ahengjeve të tjera, transmeton Portalb.mk.

Këtë e njoftoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes rrjetit social Facebook.

Komisionin për Sëmundje Infektive u sollën vendimet e mëposhtme që do t’i propozohen Shtabit të Krizave. Nga e mërkura, 16 qershor:

  • Të hiqet plotësisht ora policore. Situata epidemiologjike është stabile dhe e lejon një gjë të tillë.
  • Të pezullohet kufizimi prej maksimum 100 të ftuarve në dasma dhe festa.
  • Të lejohet organizimi i ngjarjeve, koncerteve dhe ahengjeve në klube dhe bare vetëm në ambient të hapur, me kapacitet deri në 50% të objektit dhe jo më shumë se 1000 njerëz.

Shtabi kryesor koordinues i krizës COVID-19 i pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për zbutjen e masave, ndërsa Qeveria do të diskutojë dhe do të vendosë në mbledhjen e ardhshme.

Përndryshe edhe më 1 qershor u lehtësuan disa masa ku Shtabi kryesor koordinues pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për shfuqizimin e masës për mbajtje të maskës në ambient të hapur me rekomandim për mbajtjen e maskës në fytyrë kur ka grup më të madh. Megjithatë mbeti në fuqi masa për mbajtje të maskës në transport publik, taksi dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura.

Masa tjetër ishte lejimi i pranisë së publikut në garat sportive të cilat mbahen në ambient të hapur deri në 30%, nga kapaciteti i përgjithshëm, me respektim obligativ të distancës prej 1.5 deri në 2 metra dhe me respektimin e masave për mbrojtje nga KOVID-19.

Gjithashtu, u shfuqizua masa për ndalesë të grupimit në hapësirë publike të më shumë se 4 personave.

U lejua organizimi i dasmave, festimeve në ambient të hapur/tarraca verore deri në 100 persona, po jo më shumë se 50% nga kapaciteti i hapësirës dhe deri në maksimum 6 persona në një tavolinë me sigurim të distancës mes personave. Prania e muzikantëve u lejua vetëm gjatë organizimit të dasmave, në pajtueshmëri me protokollet.

U rrit numri i personave që lejoheshin të ulen në një tavolinë prej 4, në 6, por me distancë.

Atëherë mbeti në fuqi ora policore prej 00:00 deri në: 00:04, të cilën masë, këtë herë Komisioni ka vendosur ta pezullojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button