fbpx

Blerësi misterioz fiton udhëtimin në hapësirë për 28 milionë dollarë me themeluesin e Amazon-it

Kompania e anijeve kozmike e themeluar nga miliarderi Jeff Bezos, Blue Origin, njoftoi se një person i paemëruar fitoi ankandin që do t’i bashkohet themeluesit të Amazon-it në fluturimin e parë të kompanisë në hapësirë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Blue Origin tha se me sukses u pranua oferta e fituesit prej 28 milionë dollarësh, por identiteti i personit nuk do të shpallet për disa javë.

Ofertat për shansin e udhëtimit të shkurtër në hapësirë ​​filluan rreth një muaj më parë, ndërsa kompania tha se janë regjistruar më shumë se 7.500 njerëz nga më shumë se 150 vende. Por lufta e ofertave arriti kulmin kur Bezos njoftoi të hënën se ai do të ishte në bord së bashku me vëllain e tij të vogël, Mark. Deri në fundjavë, kompania tha se ofertat më të larta erdhën nga rreth 20 persona.

Kompania tha se shuma fituese do t’i dhurohet Klubit Blue Origin për të Ardhmen, i cili promovon studime të teknologjisë dhe shkencës tek të rinjtë.

Kapsula hapësinore, New Shepard, do të lançohet nga Teksasi Perëndimor më 20 korrik, për një udhëtim inaugurues në hapësirë që mund të zgjasë vetëm disa minuta. Data lidhet me përvjetorin kur amerikanët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u bënë njerëzit e parë që ecën në hënë në vitin 1969.

Blue Origin njoftoi se një person i katërt ende pa emër do të bëjë gjithashtu udhëtimin. New Shepard ka një ekip prej gjashtë personash, sipas kompanisë, dhe ka dritare të mëdha për shikimin e hapësirës.

Bezos duket se është në një garë hapësinore me shokun e tij miliarder Elon Musk, i cili themeloi kompaninë e tij, SpaceX, në vitin 2002. Musk ka thënë se qëllimi i tij ishte të kolonizonte një ditë Marsin. “Nuk mund të mendoj për ndonjë gjë më emocionuese sesa të shkoj atje dhe të jem mes yjeve”, ka thënë ai.

Sa i përket Bezos-it, qëllimi i tij me Blue Origin duket të jetë më rekreativ, me udhëtime në dispozicion të publikut. Kompania ende nuk ka njoftuar se kur do të fillojë shitjen e biletave ose sa mund të kushtojnë udhëtimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button