fbpx

Eriksen përloti botën e futbollit në EURO 2020, u ndërpre ndeshja ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës

Futbollisti i Përfaqësueses së Danimarkës dhe ekipit të Interit, Eriksen, në ndeshjen ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës, përloti futbollistët e të dy ekipeve dhe gjithë tifozët, në momentin që ka rënë në fushë në pjesën e parë të ndeshjes,  transmeton Portalb.mk.

Ndeshja u ndërpre pasi nga pamjet vërehet që ai humbi vetëdijen në fushën e gjelbër.

Ndeshja Danimarkë-Finlandë ka filluar nga ora 18:00, është ndeshja e parë e Grupit B. Ndeshja në momentet kritike ishte me rezultat 0-0.

Pritet vendimi i UEFA-s në lidhje me fatin e ndeshjes, pas vendimit për pezullimin e ndeshjes për shkak gjendjes shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button