RMV, deri në fund të vitit 30 përqind e administratës do të ketë sistem të automatizuar të procedurave administrative, premtoi ministria

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë planifikon që deri në fund të këtij viti të realizojë në 30 përqind të administratës sistemin e automatizuar të procedurave, ndërkohë theksohet puna për rritjen e shërbime në e-portalin, nga 137 sa janë për momentin, transmeton Portalb.mk.

“Deri në fund të vitit 2021 do të mundësojmë që 30% e organeve të administratës shtetërore të kenë të integruar sistemin automatizim të procedurave administrative, ndërsa deri në fund të vitit 2024 sistemi duhet të jetë i integruar në të gjithë administratën shtetërore”, raportojnë nga Ministria.

Raportohet që në seancën qeveritare është miratuar Gjendja për digjitalizimin e shërbimeve elektronike në institucione kyçe, ndërsa si procedura të kryera drejt transformimit digjital numërohen: platforma për interoperabilitet, regjistri qendror i popullsisë, portali nacional për e-shërbime me 137 shërbime, platforma për menaxhim elektronik të shërbimeve (eSDP), sistemi informatik për menaxhim me burimet njerëzore, sistemi për menaxhim elektronik të dokumenteve (DMS) dhe përmirësim i infrastrukturës së IT-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button