Afër dhjetë miliardë denarë janë harxhuar për veprimtari ndërtimore në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar afër 10 miliardë denarë për aktivitetet ndërtimore, duke shënuar rritje në krahasim me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë vitit 2020 subjektet afariste të cilat merren me veprimtari ndërtimore kanë shpenzuar material ndërtimor dhe energji në vlerë prej 9 975 478 mijë denarë, që është 3.6% më shumë krahasuar me vitin paraprak”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që në materiale për lidhje janë shpenzuar 3 792 562 000 denarë (38.0%), në karburantët e shpenzuar 1 244 325 000 denarë (12.5%), materialet e përforcimit dhe fiksimit me 1 238 551 mijë denarë (12.4%), materiale izolimi me 1 165 328 000 denarë, elemente të tjerë material dhe instalimi me 734 814 000 denarë, materiale guri të profilizuar me 679 412 000 denarë, materiale hidrauliku, kanalizimi, ngrohje, kondicioner dhe sanitari me 534 395 000 denarë, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button