Përveç EURO 2020, këtë javë do të fillojë edhe Copa America

Të dielën mbrëma, rreth 48 orë pas nisjes së Evropianit, do të ngrejë siparin edicioni i 47 i Copa Americas, një prej më të diskutuarave dhe të trazuara të historisë, raporton SS.

Fati i turneut për tu luajtur në të njëjtën kohë me Evropianin, ishin pezull për thuajse një muaj, ku u diskutua edhe bojkoti i yjeve, por jo, ata do të jenë, disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror por edhe talente të së ardhmes që do të keni mundësinë t’i ndiqni.

Në paradën e yjeve, projektorët mbi Messin, mbi lojtarin më të mirë në botë, vazhdon të peshojë pikëpyetja që ngrihet kur vesh fanellën e Argjentinës, a do t’ia dalë Messi të fitojë trofeun e parë të vërtetë me Argjentinën, pasi medalja e arit e fituar në Pekin 2008 ka pak vlerë. në moshën 34 vjeçare ku mund të jetë shansi i tij i fundit.

Neymar ndërkohë ka një llogari hapur me fatin dhe një sfidë personale. Ekzaktiësisht si Messi, edhe Neymar kërkon triumfin e parë me peshë në Kombëtare, pasi edhe pse ka shënuar më shumë se Zico, Romario e Ronaldo, vetëm Kupa e Konfereatave në 2013 është shumë pak për të lënë shenjë, sidomos kur bëhet fjalë për Brazilin.

Është edhe Luis Suarez. Me La ligën e fituar falë golave të tij, dhe hakmarrjen e freskët ndaj atyre që e nënvlerësuan, El Pistolero është në momentin e duhur për të marrë përsipër peshën e shpresave të Uruguajit. Në Montevideo nuk feston që nga 2011 vit në cilin Suarez fitoi Kupën e tij të parë dhe të vetme të Amerikës.

Argjentina nuk është vetëm Messi. Lautaro Martinez do të luajë me Agureon shanset për të mbështetur yllin e Barcelonës, por në nisje është i avantazhuar për fanellën e titullarit. El Toro vjen pas një sezoni ekzaltues , është rritur teknikisht dhe taktikisht, dhe me fanellën albiceleste ka demonstruar gjithmonë ndjesi të mira me Messin,.

Mos harroni Arturo Vidal. I është dashur të ngrejë flamurin e bardhë në dy sfidat e fundit kualifikuese të botërorit, por është gati të kthehet për të udhëhequr Kilin në triumfin e tij të tretë ë Kupën e Amerikës. Pasi ka kaluar covidin, mesfushori zikaltër ka rinisër stërvitjen për tu bashkuar me grupin. Për të , ashtu si dhe për Sanchez Bravo e Medel, dalja në pension është shtyrë për në një tjetër datë dhe do të kërkojnë me ngulm triumfin.

Por kjo Kupë Amerike do të nxjerrë edhe talente të reja. Ai që bie më pak në sy, mes atyre që janë në vitrinë , por që duhet ndjekur me vëmendje është paraguajani Santiago Arzamendia, 23 vjecari që pas 6 sezonesh si protagonist në Cerro Porteno në kampionatin paraguajan, ka ardhur momenti që të bëjë që emri i tij të njihet edhe në Europë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button