U takua kryeministri Zaev dhe ambasadorja amerikane pas Urdhrit të presidentit Biden

Urdhri i presidentit Joe Biden është vlerësuar si një mundësi për mbrojtjen e qetësisë dhe stabilitetit nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe ambasadorja amerikane në RMV, Kejti Bërns, transmeton Portalb.mk.
“Urdhri ekzekutiv i presidentit Biden e mbron SHBA-në, Maqedoninë e Veriut dhe aleatët nga prishja e qetësisë dhe stabilitetit, nga korrupsioni dhe nga kërcënimi i demokracisë”, deklaroi Zaev pas takimit me ambasadoren Bërns, duke vlerësuar që Marrëveshja e Prespës është pjesë e listës së bashku me Marrëveshjen e Dejtonit, Rezolutën 1244 nga OKB dhe Marrëveshjen e Ohrit.
Qeveria vlerësoi që vendimet e presidentit Biden kanë kritere të qarta në pjesën e dënimeve për personat që vijnë nga Ballkani Perëndimor e veprojnë kundër vlerave demokratike.
“Zaev dhe Bërns së bashku konstatuan vlerën dhe efikasitetin e Urdhrit ekzekutiv të presidentit Biden, veçanërisht nëse kemi parasysh që përmes saj mund të pamundësohet hyrja e subjekteve dhe personave nga Ballkani Perëndimor që janë përgjegjës për korrupsionin, keqpërdorimin e parave publike e privat për mito dhe qëllime politike, si dhe për prishjen e qetësisë, stabilitetit dhe demokracisë”, raportojnë nga Qeveria.
Ndryshe, Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka nënshkruan urdhrin ekzekutiv për ngrirjen e pasurive dhe ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të njerëzve që kërcënojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë ata që punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
- LEXO: Biden urdhëroi që të vendosen në listë të zezë ata që punojnë kundër marrëveshjes së Prespës
- LEXO: VMRO-DPMNE komentoi sanksionet e paralajmëruara të SHBA-ve për mosrespektimin e Marrëveshjes së Prespës: Do të respektojmë vullnetin e qytetarëve
- LEXO: Në agjendën e Bajdenit në Bruksel edhe negociatat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE
- LEXO: Marrëveshja e Ohrit dhe Prespës janë pika ku SHBA nuk bën kompromis, pa to RMV do të zhytej në katastrofë