ASH – AAA ironizuan: Visar Betonit po ia dhurojmë një thes çimento si mirënjohje që ka gjelbëruar Çairin

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Altenativa, nëpërmjet një konference për media ironizuese, i kanë “dhuruar” kryetarit të Komunës së Çairit një thes çimento për siç thanë, në formë mirënjohje që ka gjelbëruar Çairin, transmeton Portalb.mk.

Këshilltari i këtij koalicioni në Komunën e Çairit, Fisnik Rrahmani, duke ironizuar, deklaroi se Çairi është komuna më e gjelbër në Maqedoninë e Veriut dhe prandaj është nominuar për çmimin e madh prestigjioz të ndërkombëtar të OKB-së për komunën më të gjelbër në botë.

“Si kryetar që për katër vite ka arritur ta gjelbërojë çdo kënd të Çairit tonë, ta eliminojë çdo beton të tepërt dhe ta luftojë betonizimin e Çairit, ne e kemi për detyrim që ta falënderojmë atë dhe si mirënjohje t’ia dorëzojmë këtë thes çimentoje, që të mund t’i ndërtojë disa shtigje betoni për këmbësorë rreth parqeve dhe luleve që i ka mbjellë në Çair. Ne e dimë se ai e urren betonin, andaj nuk ka ndërtuar asnjë pëllëmbë betoni gjatë këtyre viteve në Çair, por do ta lusim me mirësi që ta pranojë këtë thes çimentoje, sepse atij vetë kurrë nuk do i shkonte mendja të ndërtojë një milimetër betoni”, tha ai.

Ai më tej ka vazhduar ironinë duke thënë se, pasi që ta fitojë çmimin “Komuna më e gjelbër në botë”, “jemi të sigurt se Visar Ganiu do të ftohet ta drejtojë edhe Komunën e Kopenhagës, që edhe danezët t’i mësojë se si bëhen komunat e gjelbra”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button