RMV, rasti ‘Sozia’: dënim me burg për Faruk Buki, ndërsa me kusht për Kolevskën dhe Shpishiqin

Gjykata Penale i shpalli fajtor Faruk Bukin, Vesna Kolevskën dhe Branisllava Shpishiqin, të akuzuar në rastin’Sozia’. I akuzuari Buki, u dënua me tre vjet burg, ndërsa Vesna Kolevskës dhe Branisllava Shpishiqit iu shqiptua dënim me kusht prej një viti, me kusht që të mos e përsërisin veprën penale në tre vitet e ardhëshme, transmeton Portalb.mk.

Përfaqësuesi i aktakuzës, Spasenka Adnonova, pas shpalljes së aktgjykimit, propozoi zgjatjen e masës së paraburgimit për të akuzuarin Buki. Në të njëjtën kohë, ajo kërkoi që të vazhdojnë edhe masat për të pandehurit Kolevska dhe Shpishiq.

Ndryshe, për këtë rast u akuzuan 11 persona, ndërsa tetë persona e pranuan fajin. Ata lëshuan 215 pasaporta false, ndërsa pasaportë maqedonase me identitet të vjedhur kanë fituar anëtarët e grupeve kriminale dhe anëtarë të narko karteleve, si dhe personat e kërkuar nga Interpoli. Sipas MPB-së, një pasaportë e rreme ka kushtuar 20 mijë euro.

Gjyqi në këtë çështje drejtohet nga gjyqtarja Olja Ristova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button