fbpx

Kjo është kërkesa e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë Varhejli paralajmëroi që ky vit do të jetë i tyre

Eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varhjel, në Twiter ka paralajmëruar që ky muaj dhe vit mund të jetë i Ballkanit Perëndimor, liderët e së cilit u takuan sot në Tiranë, ndërkohë nuk pati ndonjë deklaratë të përbashkët në fund të Samitit, transmeton Portalb.mk.

Rreth 30 miliardë euro i ka zotuar Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor në projektet infrastrukturore, hekurudhore, të energjisë e digjitalizimit. Por zyrtarë të BE-së kanë kërkuar prej shteteve të Ballkanit t’i eliminojnë barrierat që ekzistojnë dhe të mundësohet liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit e shërbimeve.

Liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë kërkuar njohjen e dokumentit të vaksinimit që ato lëshojnë për qytetarët e tyre, në mënyrë që dhe ata të lëvizin pa kufizime.

“Sot të gjitha vendet i kanë paraqitur Komisionerit dhe nëpërmjet Komisionerit edhe Komisionit Europian dhe Bashkimit Europian kërkesën që karta e gjelbër digjitale e qytetarit të një vendi të rajonit tonë, në aspektin e sigurisë shëndetësore, të njihet në të gjithë hapësirën e Bashkimit Evropian dhe edhe ne të lëvizim lirisht, siç lëvizin qytetarët e Bashkimit Europian”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Ndryshe, në Samitin e Krerëve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur të enjten në Tiranë, ka qenë e paraparë të nënshkruhej edhe një deklaratë, por që në fund ka dështuar. Fillimisht mediat në Serbi raportuan se ajo është tërhequr për shkak se kryeministri i Kosovës në minutat e fundit ka kërkuar që në dokument të shkruhej Republika e Kosovës dhe ka refuzuar ta nënshkruajë. Megjithatë, kjo është mohuar nga Qeveria e Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, zëdhënësja Rozafa Kelmendi ka thënë se ky lajm është i pavërtetë teksa ka theksuar se deklarata është tërhequr nga nikoqiri i takimit.

Ndërkohë në Tiranë u nënshkruar Marrëveshja për kufirin dhe kontrollet doganore të përbashkëta ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar dy kryeministrat se “One Stop Shop” do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button