Programi ‘Route WB6’ – të rinjtë mund të paraqiten për vullnetarizëm në rajonin e Ballkanit Perendimor

Rreth 400 të rinj nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të kenë mundësi të paraqiten vullnetarë në rajon. Për shumicën prej tyre, ky do të jetë udhëtimi i tyre i parë në rajon, duke pasur parasysh faktin se deri më tani nuk kanë pasur mundësi të udhëtojnë jashtë vendit, përcjellë Portalb.mk.

Programi ofron tre mundësi, ROUTE Mini, ROUTE Midi dhe ROUTE Maxi. Route Mini ofron mundësi për t’u paraqitur vullnetar në festivale rajonale dhe ngjarje sportive me kohëzgjatje deri në shtatë ditë. Route Midi i kushtohet aktiviteteve vullnetare të komunitetit që do të zgjasin deri në dy javë, si për shembull kampet verore vullnetare. Route Maxi u jep të rinjve mundësi që të qëndrojnë deri në dy muaj vullnetar, në ndonjë nga organizatat më aktive të shoqërisë civile në rajon. Të gjitha shpenzimet për vullnetarët e zgjedhur do të mbulohen (akomodimi, ushqimi, udhëtimi dhe sigurimi). Tashmë ka mbi 200 të rinj të regjistruar nga i gjithë rajoni. Procesi i aplikimit do të jetë i hapur gjatë gjithë verës në linkun vijues: https://routewb6.org/join-us

Përmes këtij programi, vullnetarët do të mbështesin iniciativat lokale, të sensibilizojnë dhe udhëheqin iniciativa përkatëse në të gjithë rajonin, kurse gjithashtu do të fitojnë aftësi për mendim kritik në lidhje me sfidat me të cilat përballen njësitë lokale.

Për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, programi rajonal vullnetar ndërkufitar është hartuar në bashkëpunim me të rinjtë, nga të cilët ata do të kenë përfitim të drejtpërdrejt. Procesi i përpilimiz përfshinte të rinj nga i gjithë rajoni, të cilët kanë marrë pjesë aktivisht në krijimin e këtij programi.

Projekti Rruga e Ballkanit Perëndimor 6 (ROUTE WB6) synon të promovojë vullnetarizmin ndërkufitar si mjet për zvogëlimin e distancës sociale dhe etnike midis të rinjve në rajon, si dhe për forcimin e vlerace të tyre pro-sociale dhe Evropiane, të cilat çojnë në pajtim, stabilitet dhe prosperitet në rajon. Projektin e Ballkanit Perëndimor e zbaton konsorciumi i udhëhequr nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) në bashkëpunim me Beyond Barriers, Rrjeti rinor i Evropës Juglindore, Lance, Qendra Kulturore Rinore – Manastir, Shoqata për prosperitetin demokratik ZID, Studiuesit e rinj Serbia dhe Instituti për zhvillimin e të rinjve KULT. Projekti mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button