Shekerinska: Pilotë ushtarakë nga 10 anëtarë të NATO-s do të stërviten në Maqedoni

Ministrja e Mbrojtjes  Radmilla Shekerinska, njoftoi se pilotë ushtarakë nga 10 vendet anëtare të NATO-s, përfshirë Maqedoninë, do të trajnohen në qendrën tonë të trajnimit për helikopterë, pasi më herët është krijuar një rrjet i tillë bashkëpunimi, përcjellë Portalb.mk.

“Dhjetë aleatë të NATO-s, mes të cilëve edhe Maqedonia e Veriut, fillojnë një epokë të re në trajnimin e pilotëve ushtarakë. Krijojmë një rrjet të qendrave evropiane të trajnimit për pilotë të aeroplanëve, helikopterëve dhe dronëve luftarak. Qendra jonë në Shkup do të sigurojë trajnim bazë dhe të përparuar për pilotët e helikopterëve”, tha Shekerinska.

Ministrat e mbrojtjes të vendeve të NATO-s në këtë projekt – Maqedonia e Veriut, Belgjika, Turqia, Mali i Zi, Greqia, Çekia, Hungaria, Italia, Rumania dhe Spanja, patën nënshkrim simulues të Memorandumit të Mirëkuptimit, njoftoi Shekerinska.

Kjo iniciativë e para e këtij lloji, që do të përfshijë ndërtimin gradual të një rrjeti të kampuseve evropiane për trajnim që përfshijnë aspekte dhe lloje të ndryshme trajnimi për avionët ushtarakë. Ata do t’ju mundësojnë aleatëve akses në një gamë më të gjerë të mundësive të trajnimit përtej asaj që shumica e aleatëve mund të përballojnë vetë dhe me një kosto të vogël. Kampuset e NFTE-s do t’i sigurojnë ekuipazhit trajnim të nivelit të lartë, duke përfshirë përdorimin e realitetit virtual dhe teknologjisë së simulimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button