fbpx

Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat për kovid në Shkup nuk u pranua asnjë pacient i ri

Gjendja e përmirësuar epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut në lidhje me Kovid-19 ka rezultuar me ditën kur në qendrat për Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit nuk është pranuar asnjë pacient i ri, ndërkohë katër janë liruar pas shërimit, transmeton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit në qendrat për kovid në Shkup nuk është pranuar asnjë pacient i ri me komplikime nga virusi korona”, raportojnë nga Ministria e Shëndetësisë, dukë sqaruar që për momentin janë duke u shëruar 48 pacientë në repartet infektive.

Raportohet që në gjithë gjithë qendrat për kovid në Maqedoninë e Veriut janë duke u shëruar gjithsej 125 pacientë, ndërkohë në Shkup ka 90 vende të lira, derisa në gjithë vendin 500 vende të lira për pranimin e pacientëve me Kovid-19.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 2.619 testime, janë regjistruar 28 raste të reja, 5 të tjerë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 23 të tjerë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me KOVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 155.469, të shëruarve 149.551, të vdekurve 5.467, ndërkaq për momentin kemi 451 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button