VMRO-DPMNE komentoi sanksionet e paralajmëruara të SHBA-ve për mosrespektimin e Marrëveshjes së Prespës: Do të respektojmë vullnetin e qytetarëve

Partia e opozitës fillimisht doli me pozicione të paqarta në lidhje me urdhrin e administratës amerikane, e cila e shtoi mosrespektimin e marrëveshjes me Greqinë në listën për sanksione të mundshme, raporton 360 shkallë, përcjell Portalb.mk.

Ne respektojmë vullnetin e qytetarëve, tha sot Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit parlamentar për punë të jashtme të VMRO-DPMNE dhe Timço Mucunski, i cili është sekretar ndërkombëtar i partisë, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ata si parti do të fillojnë ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës dhe nuk do të kërkojë anulimin e saj nëse VMRO-DPMNE vjen në pushtet. Në kontekst të urdhrit të SHBA-së, me të cilin parashihen sanksione edhe për mosrespektim të Marrëveshjes së Prespës edhe Milloshoski dhe Mucunski theksuan se e drejta e çdo shteti sovran është të mbrojë sigurinë e tij kombëtare dhe demokracinë në mënyrën që e konsideron të nevojshme.

“Prioriteti strategjik i VMRO-DPMNE ishte anëtarësimi në NATO me mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar, kurse tani anëtarësimi në BE. Dhe ne e respektojmë dhe do ta respektojmë vullnetin e qytetarëve.”, tha Mucunski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në konferencën e sotme për shtyp në lidhje me rebalancin e buxhetit.

As ai, as Milloshoski, në të vërtetë, nuk dhanë përgjigje të saktë se çfarë nënkuptojnë me “vullnetin e qytetarëve” dhe nëse e nënkuptojnë referendumin për emrin, të cilin VMRO-DPMNE bojkotoi në heshtje.

Ai tha se më e rëndësishmja në politikën ndërkombëtare duhet të jetë lufta kundër korrupsionit, duke pasur parasysh që Shtetet e Bashkuara parashikojnë sanksione edhe për atë qëllim. Milloshoski, ndërkohë, tha “ne jemi legalistë” lidhur me atë nëse VMRO-DPMNE do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës.

“Ne kemi pasur përvojë me sanksione të tilla në vitet e kaluara, ndërsa njerëzit që ishin në listën e zezë tani janë partnerë të koalicionit të Zaevit. Pasi veç më parashikohen sanksione për korrupsion, do të ishte mirë për Shtetet e Bashkuara të merren me familjen në pushtet në vendin tonë”, tha Milloshoski.

Të pyetur nëse ata presin që dikush nga VMRO-DPMNE të jetë në listën e sanksioneve, Mucunski dhe Milhoshoski thanë se kjo ishte çështje e Shteteve të Bashkuara. Nga ana tjetër, Milloshoski shtoi me ironi se ish-drejtori i Fondit Shëndetësor Dan Donçev ka mundësi të gjendet në atë listë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button