RMV, nuk do të ketë K-15 për të gjithë administratën

Propozimi i qeverisë për rebalancin e buxhetit parashikon para dhe regres për pushim vjetor, megjithatë nuk do të marrin të gjithë punonjës it e administratës. Çfarë tjetër ofron thesari i ri-hartuar i shtetit dhe cilat janë reagimet?

Recesioni i zgjatur nuk rrënoi optimizmin e qeverisë se viti 2021 do të jetë një shenjë të rimëkëmbjes ekonomike. Deficiti prej 1.6% në tremujorin e parë të vitit duhet të shndërrohet në plus prej 4,1% në fund të vitit 2021. Kështu, e shprehur në përqindje të BPV duket ajo që qeveria planifikon ta kthejë ekonominë në rrugën e zhvillimit pas krizës dhe goditjes nga pandemisë, shkruan DW.

Mbështetje e ekonomisë dhe qytetarëve

Skenari optimist bazohet kryesisht në të ardhurat e tejkaluara në thesarin e shtetit në pesë muajt e parë të vitit për gjithsej 13.9%, por edhe sinjalet për ringjalljen e aktivitetit ekonomik në tremujorin e dytë të vitit. Këto shifra e motivuan qeverinë të hartojë buxhetin më të madh ndonjëherë, i cili do të peshojë 4.35 miliardë euro, ose 350 milionë euro më shumë sesa ishte planifikuar fillimisht. Rritja e investimeve kapitale me rreth 100 milion euro dhe vazhdimi i mbështetjes për ekonominë, sipas qeverisë, janë dy segmentet kryesore në buxhetin shtesë:

“Stimuli fiskal për ekonominë dhe qytetarët duhet të vazhdojë derisa ekonomia të rikuperohet plotësisht dhe të kthehet në rrugën e rritjes ekonomike. Rebalanci i buxhetit është në atë drejtim, tha ministri i financave Fatmir Besimi.

Cikël pozitiv i investimeve

Dilema kryesore që imponohet vazhdimisht gjatë hartimit ri-hartimit të thesarit të shtetit është nëse ai pozicionohet mbi baza realiste. Kështu është edhe tani, kur jemi në një periudhë jashtëzakonisht sfiduese duke pasur parasysh pasojat që i imponoi dhe i sjelli pandemia e kovid-19.

Për disa biznesmenë pozitive është që Qeveria megjithatë vendos të stimulojë rritjen e konsumit dhe ciklit të investimeve në kushte të tilla:

“Qeveria jonë është e përkushtuar që të stimulojë zhvillimin, qoftë edhe të rrezikojë pak me  deficitin. Natyrisht, kjo do të ndikojë në borxhin e përgjithshëm të vendit, por është një lloj rekomandimi i shumë institucioneve në Evropë, për të mos i kushtuar aq shumë vëmendje borxhit, por të stimulohet zhvillimi i ardhshëm, sepse korona solli një situatë që depot janë të plot, ka rënie të konsumit që ka ndikim shumë negativ në zhvillim. Të gjitha shtete, përfshirë edhe vendin tonën, po përpiqen që në një farë mënyre të stimulojnë zhvillimin e ardhshëm dhe kjo bëhet më mirë përmes investimeve në infrastrukturë, gazifikim, autostrada, hidrocentrale. Disa prej tyre i kthejnë paratë më herët, disa më vonë, por në çdo rast, pa një ndërhyrje të tillë shtetërore, zhvillimi ekonomik nuk mund të ngritët pas kësaj krize të madhe të kovid-19”, tha për Dojçe Vele Angel Dimitrov, kryetar i organizatës së punëdhënësve.

Të realizohet ajo që është planifikuar

Megjithatë, ajo që është thelbësore është që plani i investimeve të mos mbetet vetëm në letër, gjë që gjatë viteve ndodh pak a shumë:

“Po, do të kemi efekt vetëm nëse investimet realizohen. Nëse ata mbeten vetëm në letër, gjithçka do të jetë kot, atëherë do të ishte thjesht vetëm popullizëm. Prandaj është shumë e rëndësishme që investimet të realizohen, të ketë kthim të shpejtë të parave, të ketë efekte nga investimet, por edhe që ato të jenë cilësore. Unë gjithmonë u jap përparësi investimeve në tubacionet e gazit, bujqësi, digat, projekte energjetike, për dallim prej rrugëve. Ata sigurisht që janë të nevojshme, por efekti i kthimit prej tyre kërkon më shumë kohë, ndërsa investimet e këtilla janë bazë për zhvillimin e ardhshëm të bujqësisë dhe industrisë tjetër”, tha Dimitrov.

K-15 vetëm për disa punonjës të administratës

Përveç investimeve kapitale, në buxhet do të ketë më shumë para edhe për administratën publike. Megjithëse nga marsi i kaluar deri disa javë më parë shumica e tyre nuk shkonin në punë për shkak të masave mbrojtëse nga pandemia, tani të gjithë do të marrin regres për pushime, ose të ashtuquajturat K-15. Për këtë qëllim do të shpenzohen dikur rreth 4 milionë euro. Nga Qeveria thonë se kjo ishte premtuar vitin e kaluar, por për shkak të krizës kishte vonesë. Sindikata thotë se këto para nuk do t’u jepen të gjithëve në sektorin publik, por vetëm atyre që mbulohen nga marrëveshja kolektive sipas degëve:

Marrëveshja kolektive e degës përfshin organet e administratës shtetërore, shërbimet profesionale të qeverisë, gjykatat, prokuroritë publike, institucionet ndëshkuese dhe korrektuese, ombudsmanin e shtetit, qytetin e Shkupit dhe komunat në qytetin e Shkupit, agjencitë, fondet dhe organet tjera të themeluara nga Kuvendi. Këto janë organet që do të marrin pagesa për pushime dhe nuk është një fjalë për të gjithë sektorin publik por vetëm për disa prej tyre. Konkretisht, rreth 27 mijë të punësuar për të cilët ne në sindikatën e UPOZ arritëm një marrëveshje në nivel dege me Qeverinë. “Këto ishin negociata të gjata dhe të mundimshme, por ato prapë përfunduan me sukses,” tha për Dojçe Vele Peco Grujoski, presidenti i unionit DPAGJ që është pjesë e Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë.

Sindikata është e vetëdijshme që paratë për këta punonjës në sektorin publik do të shpërndahen në kohë krize, por thonë se qeveria nuk kishte zgjidhje tjetër sepse u nënshkrua një marrëveshje e qartë:

“Qeveria është e detyruar të paguajë regresin e pushimeve dhe kjo nuk është as një akt parazgjedhor, as ndonjë gjë tjetër, por është e drejtë dhe marrëveshje kolektive. Nëse nuk do të merrej një vendim i tillë, Qeveria rrezikonte të nisen procese gjyqësore nga të gjithë këta punonjës, kështu që llogaritni dëmin në buxhet. Përndryshe, sipas marrëveshjes kolektive, secili prej këtyre rreth 27 mijë punonjësve do të duhet të marrin regres për pushim në vlerë prej të paktën 9,000 denarë, me kusht që të punojnë për një periudhë prej së paku gjashtë muaj”, shpjegon Grujoski.

Ryshfeti parazgjedhor?

Ajo që bie në sy në parashikimet është deficiti i rritur i cili tani pozicionohet në një përqindje rekord prej 6.5%. Me fjalë të tjera, hendeku midis të ardhurave dhe shpenzimeve po rritet për 200 milionë euro dhe tani do të arrijë deri në 750 milionë euro. Këto para do të financohen kryesisht përmes huamarrjes. Opozita paralajmëron për skenar për ryshfet parazgjedhor:

“Nuk ka para për ekonominë që mezi mbijeton, nuk ka para për fermerët, nuk ka para për të ndihmuar të papunët, nuk ka para për furnizuesit e ushqimit, mjeshtrit, por ka para për transfere sociale që janë vetëm ryshfet parazgjedhor që do të paguhet përsëri nga të gjithë qytetarët. Vini re, është planifikuar deficit buxhetor prej mbi 6%, i cili do të financohet me huazime të reja dhe të reja, kurse nga kjo nuk do të përfitojë askush përveç kur bëhet fjalë për interesat lukrative të Zoran Zaevit. Me këtë rebalanc parashikon mbi 200 milion euro për ryshfet parazgjedhor, i cili është një grabitje e thesarit të shtetit të financuar nga qytetarët dhe e fshehur nën zërin subvencione dhe transfere, tha Gordana Dimitrieska Kocoska, ish zëvendës ministre e financave në qeverinë teknike të VMRO DPMNE.

Qeveria shpjegon se deficiti së bashku me pagesat për huazimet e mëparshme në vlerë prej 43.3 miliardë denarë, do të financohen nga burime të jashtme dhe të brendshme.

Në kuadër të pagesës në bazë të huazimeve të mëparshme hyjnë Eurobondi i  ë lëshuar në vitin 2014 në vlerë prej 500 milionë euro që do të maturohet në korrik, obligacione shtetërore në vlerë prej 4,68 miliardë denarë dhe obligacione strukturore në vlerë prej 1,44 miliardë denarë. Huamarrja e brendshme në vlerë prej 23 miliardë denarë do të realizohet përmes letrave me vlerë të qeverisë me kthim të njëkohshëm të obligacioneve qeveritare në vlerë prej 4,68 miliardë denarë, kështu që huamarrja neto do të arrijë në 18,45 miliardë denarë, të cilat do të përdoren për të financuar nevojat e tanishme 2021 si dhe për financim të pjesshëm të vitit 2022 ”, tha ministri Besimi.

Sipas Qeverisë, me rebalancin e Buxhetit, paratë tërhiqen nga Ministria e Mbrojtjes, ku për shkak të pandemisë së kovid 19 në marrëveshje me Aleancën e NATO-s, një pjesë e stërvitjeve ushtarake anulohen. Në rishpërndarjen e buxhetit, shtohen para për vaksinat e reja, për zgjedhjet lokale, gjegjësisht për blerjen e lexuesve të nevojshëm të gjurmëve të gishtave, për subvencione për bujqit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button