El Salvadori në histori, shteti i parë që legalizoi kriptovalutat si monedha

El Salvadori ka miratuar ligjin për legalizimin e kriptovalutave, duke u bërë shteti i parë që i pranon këto moneda si formë legale e valutës.

Ligji i Bitcoinit u miratua nga Kongresi i Shtetit me shumicë. Ligji ka për qëllim që të rregullojë legalizimin e kriptovalutave për të mundësuar transaksione të palimituara.

Besohet se rreth 70 për qind e qytetarëve të këtij shteti nuk përdorin shërbimet tradicionale financiare përmes bankave, transmeton Koha.net.

Klasifikimi i Bitcoinit si ligjor nënkupton që s’do të ketë taksim për qytetarët. Për këtë presidenti Nayib Bukele ka shprehur shpresën që adhuruesit e kriptovalutave të joshen për ta vizituar shtetin.

Çmimi i Bitcoinit u ngrit për pesë për qind menjëherë pas lajmit në El Salvador, duke kërcyer në rreth 34 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button