Rregullatorët dhe ISHT po i analizojnë të dhënat për import të mazutit të dëmshëm, vendimet përfundimtare nesër

Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit e informon publikun se është duke u zhvilluar një takim përgatitor për situatën me vajin djegës, të cilin këtë mëngjes marrin pjesë përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT). Në takim, arrit marrëveshje që ISHT të paraqesë dokumente shtesë në mënyrë që KRRE të ketë pasqyrë të plotë për situatë në lidhje me mazutin.

Aktualisht në takimin përgatitor, komisionarët po i analizojnë në hollësi të gjitha gjetjet nga kontrollet e rregullta dhe të jashtëzakonshme në terren dhe po i shqyrtojnë raportet e përmbledhura nga sektori i monitorimit, hetimeve dhe shkeljeve, njoftuan nga Komisioni rregullator., transmeton Meta.mk

Ata informojnë se pas analizës gjithëpërfshirëse në takiminn përgatitor, KRRE nesër do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të merren vendimet përkatëse në bazë të informacioneve të paraqitura nga gjetjet e Inspektoratit ahtetëror të tregut.

Përndryshe, dje Qeveria premtoi se do t’i zbulojë të gjitha hollësitë lidhur me aferën e importit të mazutit të dëmshëm në vend, që është i ndaluar për përdorim në BE, e që përdoret si lëndë djegëse në familje, kompani dhe institucione shtetërore në vend .

Ministria e Ekonomisë njoftoi dje se sot ose më së voni nesër, do të publikojë gjetjet e analizave që i realizuan institucionet kompetente dhe emrat e kompanive te të cilat do të gjejnë parregullsi gjatë importit të mazutit. Këtë e deklaroi dje ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, duke theksuar se sot është afati i fundit që të gjitha institucionet të paraqesin informacionet lidhur me importin e mazutit. Si dhe nëse ndonjë kompani nuk i përmbush pritshmëritë, ka arsye për heqjen e licencës për punë, për të cilën përgjegjës është KRRE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button