fbpx

Do zhgënjehesha nëse nuk marrim dritë të gjelbër, paralajmëroi Zaev, i cili u akuzua për bullgarizim të maqedonasve nga opozita

Në Maqedoninë e Veriut janë zhvilluar protesta në disa pika nga partia opozitare VMRO-DPMNE në lidhje me zhvillimet e fundit në negociatat ndërmjet Sofjes dhe Shkupit, që paraqet edhe një nyje që ka bllokuar procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Zaev negocion për asimilimin dhe bullgarizimin e popullit maqedonas, duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të mbrojtur identitetin tonë”, deklaroi sot kryetari i opozitës, Hristijan Mickoski.

Mickoski theksoi që këto janë protesta paralajmëruese, protesta që do të vazhdojnë edhe dy ditët tjera. Protestat janë thirrur në bazë të paralajmërimeve për “marrëveshje” nga burimeve diplomatike të tyre në Sofje dhe Bruksel.

“Do të jem edhe i zhgënjyer edhe tërësisht i thyer. Ne duhet të punojmë në evropianizimin e vendeve tona, vërtet jemi të përkushtuar dhe vërtet nuk na duhen zhgënjime të reja”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev për EN, nëse nuk arrijnë të zhbllokojnë procesin eurointegrues.

Ai vlerësoi që Bullgaria duke ndalur Maqedoninë e Veriut, është duke e bllokuar edhe procesin eurointegrues të Shqipërisë.

Ndryshe, partia më e madhe opozitare VMRO – DPMNE prej 8 qershorit ka filluar me bllokadë të udhëkryqeve në Shkup dhe në 10 qytete të tjera në vend. Bllokadat do të zgjasin çdo ditë prej orës 15 deri në 17, paralajmëruan nga kjo parti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button