VMRO-ja dhe LSDM-ja për pak do të rriheshin për kandidatët që ende nuk janë propozuar të Gjykatës Kushtetuese

Jashtë syve të opinionit publik, për fat me prani të sigurimit të parlamentit, deputetët e VMRO-DPMNE dhe kryetari i komisionit për zgjedhje dhe emërim, Kostadin Kostadinov nga LSDM-ja, do të rriheshin dje, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Sharje, kërcënime verbale, bërtitje të pakontrolluara, ngritje nga vendi deri te Kostadinovi me mesazhin se “do ta hajë”, për atë që ka miratuar rendin e dit, atij ju mor mikrofoni, dëgjohen këto në videon e publikuar nga seanca e djeshme e cila ka zgjatur 3 orë.

Sipas Blagica Lasovska nga VMRO-DPMNE, kryetari Kostadinov i hidhëroi kolegët e saj sepse nuk ju dha leje të reagojnë në formë procedurale që është në kundërshtim, thotë ajo, të rregullores.

“Fillimisht, nuk na tha letërkëmbimin mes ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati dhe kryetarit të parlamentit, Talat Xhaferi. E dyta, pika 21 e rendit të ditës, për 7 prej tyre nuk kishte materiale. Ne kërkuam materiale, nuk bllokuam, për këtë kërkuam procedurale për së treti herë. Vetëm dy rrethe na u dha proceduralja. Ai në fund e miratoi rendin e ditës, kundër rregullores” tha Lakovska.

Ai fajësoi kolegët e VMRO-DPMNE për dhunë, bllokadë të seancës së djeshme të komisionit të cilin e udhëheq, ndërsa tha se i vjen turp, të tregoje fjalët që ju drejtuan atë ditë.

“E para, ju shpjegova kolegëve se biografitë e kandidatëve të gjykatës kushtetuese nuk ekzistojnë, sepse ata nuk konkurrojnë në shpallje, duhet fillimisht këtu në komision ti miratojmë. Në rregull, për këtë u pajtuan. Pas kësaj kërkuan materiale, letërkëmbimet mes Muratit dhe Xhaferit. Unë me datë 17 e morra atë, me datë 23 maj e ndava të njëjtën me të gjithë deputetët. E treta, një pjesë e pikave ishin për miratim të kandidatëve për anëtarë të komisioneve për ndarje të çmimeve shtetërore. Ju shpjegova edhe atyre, si dhe kandidatët për gjykatës të kushtetueses, duhet fillimisht ti propozojmë në seancën tonë. Pas kësaj do të ketë pauzë në të cilën do ti lexojmë biografitë e tyre. Pikat tjera ishin për kandidatët për të cilët ka pasur shpallje dhe biografitë e tyre janë në e-parlament” tha Kostadinov.

Ai në Fejsbuk publikoi një insert të tensioneve të djeshme të cilat zgjatën tre orë në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërim.

“Bllokadat, bojkotoi i VMRO-DPMNE të shihet para opinionit publik dhe të gjykohen nga ata. Marrje mikrofonit, kërcënime verbale, sulme kundrejt shërbimeve dhe deputetëve, thënë me një fjalë – dhunë” shkuran Kostadinov.

Përkundër tentativave për bllokim, thotë ai, rendi i ditës u miratua. Pika e parë është përcaktimi i propozimeve për tre gjykatës kushtetues.

Gjykata Kushtetuese nga data 9, punon me vetëm 6 gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button