Shkup, pas sagës katër orëshe, përfundoi me sukses aksioni për shpëtimin e personit që tentoi të vetëvritej

Pas sagës katër orëshe, ekipet e shpëtimit kanë përfunduar me sukses aksionin për shpëtimin e një personi i cili tentoi të vetëvritej nga maja e një ndërtese në afërsi të parkingut prapa QT “Mavrovasja. Në vendngjarje kishin ardhur ekipe Ndihmës së Shpejtë, zjarrfikës dhe njësite speciale të policisë. Policia, pas negociatave që zgjatën disa orë, më në fund arrita ta bind personin në fjalë që të mos kryej një akt të tillë. Poshtë ndërtesës, ishte vendosur edhe një dyshek shpëtimi, shkruan Portalb.mk.

Nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, pas përfundimit të aksionit, deklaruan se në vendngjarje ishin 11 zjarrfikës, të gatshëm që të veprojnë në varësi prej rrjedhës së situatës.

“Siç ishin edhe vet prezent më shumë media në intervenimi teknik që ndodhi sot pra Mavrovases në Bit Pazar, një njeri tentoi të vetëvritej. Brigada e Zjarrfikësve së bashku me ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me policinë dhe njësitet speciale kërkuan nga ne vendosje teknike të një dysheku, i cili është për shpëtim. Saga ka zgjatur më shumë se katër orë dhe përfundoi me sukses me intervenim të MPB dhe njësisë speciale të policisë.  Në aksion kanë marrë pjesë 11 zjarrfikës sepse shpëtimi ishte për vend urban dhe çdoherë dysheku përdoret nga më shumë njerëz. Sipas informatave fillestare, personi ka pasur shqetësime psikike dhe probleme familjare”, deklaroi njëri prej zjarrfikësve.

Personi, identiteti i të cilit nuk dihet akoma, tashmë është i sigurt dhe pas përfundimit të aksionit është shoqëruar nga policia.

Tentim për vetëvrasje, Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button