Zaev: Këtë vit janë planifikuar 200 mln euro për rekonstruimin dhe ndërtimin e rrugëve

Rekonstruimin e aksit rrugor Kavadar – Drenovë e realizojmë me kërkesë të qytetarëve nga ky rajon, të cilët do të kenë aks bashkëkohor dhe kyçje të sigurt drejt rrugës së shpejt në ndërtim drejt Prilepit, theksoi kryeministri, Zoran Zaev në mbikëqyrjen e sotme të rekonstruimit të rrugës Kavadar – Drenovë, së bashku me ministrin për Transport dhe Lidhje dhe drejtorin e “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memedi, transmeton Portalb.mk.

Zaev tha se në vitet e ardhshme do të investohet mbi një miliard euro në infrastrukturën rrugore, ndërsa vetëm këtë vit planifikohet për ndërtim të dedikohen rreth 200 milionë euro.

Drejtori i “Rrugët e Maqedonisë”, deklaroi se rekonstruimi i rrugës Kavadar – Drenovë është në vlerë prej 90 mln euro dhe se është veçanërisht i rëndësishëm për rajonin e Tikveshit.

Do të realizohet në dy faza, me çka faza e parë rekonstruim në gjatësi prej 5.1 kilometra, ndërsa faza e dytë do të rekonstruohet në gjatësi 3.9 km dhe gjërësi prej 7 metra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button