Hapësira nën kalanë e Shkupit do të rregullohet dhe do të paguhet parkim, Shilegov apeloi që të përdoret si hyrje në parkun e qytetit

Parkingu nën Kala, i cili tani është i parregulluar, i lënë pas dore dhe përdoret nga banorët e Shkupit si poligon i egër për vozitje, do të paguhet. Sot, në shënimin e Ditës ndërkombëtare të mjedisit jetësor, Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, paralajmëroi se kjo hapësirë ​​do të rregullohet në të ardhmen, do të ketë parkim të organizuar dhe do të ndërtohen terrene sportive, transmeton Portalb.mk.

Kjo do të sigurojë edhe një hyrje në Parkun e qytetit dhe hapësirë parkimi për vizitorët në Kopshtin zoologjik, Dino Park dhe Park për zbavitje që është do të ndërtohet.

“Ky lokacion gjatë tre viteve të kaluara ishte objekt i analizës nga Qyteti i Shkupit me UNDP, në formë të dy studimeve. Kjo hapësira do të jetë fokusi i Qytetit në të ardhmen, në kontekst të rregullimit të hapësirës publike. Ne do fillojmë me parkim të organizuar, është planifikuar të ndërtohen fusha basketbolli, pamp trak poligon, në mënyrë që këtë hapësirë ​​të shkatërruar ta vendosim në funksion. U bëj thirrje qytetarëve që ta përdorin këtë hapësirë ​​si vend parkim në vend që të shkojnë te turmat në Kopshtin zoologjik sepse përmes urës mbi Vardar ata janë menjëherë në Parkun e qytetit”, tha kryetari Shilegov i cili së bashku me kryeministrin Zoran Zaev morën pjesë sot aksionin për pastrimin e kësaj hapësire.

Nga e premtja, në kuadër të Kopshtit zoologjik,  u hap Dino Parku të cilin për një javë e vizituan 15.000 qytetarë. Që nga hapja e Dino Parkut, parkingu para kopshtit dhe para barakave të Qytetit të Shkupit është përplot me automjete, kurse gjatë fundjavës nuk ka fare gjasa për të gjetur vend të lirë për parkim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button