Seancat e ardhshme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen në sallën “Maqedonia” e ndërtuar në vitin 1938

Në Maqedoninë e Veriut seancat e ardhshme të Kuvendit do të zhvillohen në sallën “Maqedonia”, sallë e cila është përdorur para pandemisë, por për shkak kushteve epidemiologjike nuk u shfrytëzua, transmeton Portalb.mk.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej më 8 qershor 2021 do i mbajë seancat plenare në Sallën “Maqedonia” në pajtim me Protokollin e aprovuar për mbajtjen e seancave plenare në Sallën Maqedonia, njoftojnë nga Kuvendi.

Kuvendi sqaroi që në numër të kufizuar, do të lejohet hyrja e gazetarëve të akredituar për t’u vendosur në Sallën 3, Sallën 4 dhe në galerinë e sallës “Maqedonia”, nëse dëshmojnë se janë të vaksinuar.

“Hyrja në sallën plenare do të lejohet për përfaqësuesit e mediumeve që do të japin provë për kryerjen e imunizimit të plotë, respektivisht vaksinimin kundër KOVID – 19”, sqarojnë nga Kuvendi.

Në “Sallën e Kristaltë” planifikohet mbajtja e konferencave për shtyp, ku do të jenë 50 ulëse për gazetarë me distancë, ndërkohë gjithkund do të duhet të mbahet pajisje që mbulon gojën dhe hundën.

Salla “Maqedonia” raportohet që është ndërtuar së bashku me objektin e Kuvendit prej vitit 1938, ndërsa ka filluar të shfrytëzohet prej vitit 1945. Rinovimi i parë i sallës është realizuar në vitin 1967, ndërsa I fundit në vitin 1999. Në të gjenden katër mozaikë tematike të ndërtuara nga artisti Gazanfer Bajram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button