Nesër zbardhen gjërat, unë do të kandidoj për qytetin e Shkupit, e konfirmoi Shilegovi kandidaturën për zgjedhjet e tetorit

Petre Shilegov, kryetari i Qytetit të Shkupit pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, ka konfirmuar se ai do të jetë përsëri kandidat për kryetar në Qytetin e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Tashmë kam dhënë deklaratë në lidhje me kandidaturën time, edhe para se të paraqiten këto spekulime dhe lajme të rrejshme. Nesër do të pastrohen gjithë spekulimet, do të shihni që nuk bëhet fjalë për kryetarin e Qytetit të Shkupit, por për një problem tjetër”, deklaroi Shilegov.

Së fundmi është raportuar edhe për një kandidat të mundshëm ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së, pas paralajmërimeve që BDI nesër do të shpalos një vendim në organet e partisë, për çka kryeministri Zoran Zaev pohoi që është i informuar.

“Jo vetëm që do të kandidoj, or edhe do të fitoj mandatin e dytë nga qytetarët”, u shpreh i bindur Shilegovi, disa muaj para zgjedhjeve, duke llogaritur që ato do të mbahen në muajin tetor të këtij vitit.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka hedhur poshtë zërat e përhapura ditëve të fundit se kjo parti do të garojë me kandidat të përbashkët me BDI – në për kryetar të Qytetit në Shkupit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Zaev sot deklaroi se, LSDM dhe BDI aspak nuk kanë biseduar për kandidat të përbashkët për kryetar të Shkupit për zgjedhjet lokale të tetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button